LajmeTë fundit

Nga 1 Nëntori në Serbi do të rriten pagat nga 8 deri 15%

Qeveria serbe ka miratuar vendimin për rritjen e pagave të sektorit publik nga 1 nëntori dhe nga 8(tetë) deri në pesëmbëdhjetë(15) përqind, tha kryeministria Ana Brnabic.

Kësaj rritje të pagave do t’i gëzohen më së shumti infermierët dhe teknikët medicinal, të cilët do të kenë rritjen më të lartë të pagave, e cila do të jetë 15 përqind, e ndjekur nga mjekët me 10 përqind deklaroi Brnabic.

Ndërsa stafi arsimor, gjyqtarët, prokurorët, punonjësit e gjykatave dhe prokurorive, institucionet e mirëqenies sociale, si dhe anëtarët e shërbimeve dhe forcave të sigurisë do të marrin nëntë(9) përqind. Poashtu punonjësit e qeverisë do të kenë një rritje prej tetë(8) përqind.

Pensionistët do të marrin një ndihmë një herë prej 5,000 dinarëve nga 1 dhjetori. “Ne jemi ende duke punuar për buxhetin për vitin 2020, por do të bëjmë çmos që të rrisin pensionet deri në janar të paktën pesë(5) përqind, dhe do të përpiqemi të jemi më në përputhje me mundësitë pa kompromentuar sigurinë fiskale dhe financiare të vendit”, tha kryeministria Brnabic.

Ne duhet të luftojmë për të ruajtur profesionistët dhe teknikët tanë mjekësorë, por edhe mjekët, me një rritje të vazhdueshme të pagave të tyre, e cila do të jetë para fundit të vitit”, tha për fund kryeministria serbe.