Dalipi: Banorët e Stacionit Hekurodhor të shqetësuar për situatën e krijuar nga kampi i refugjatëve
Kryetari i Bashkësisë Lokale Stacioni Hekurudhor, Egzon Dalipi, gjatë një interviste lidhur me situatën e krijuar për shtimin e refugjatëve të Lindjes së mesme, por edhe çështjen e sigurisë së vet banorëve të kësaj zonë deklaroi si më poshtë:
“Si kryetar i bashkesisë lokale të Stacionit Hekurudhor te Presheves shprehi shqetesim lidhur me situaten e kampit te refugjateve, pas disa ankesave dhe shqetesimeve nga qyetaret e vendit tonë.Ndihemi të rrezikuar nga prania e madhe e refugjateve. Ne mbledhjen e fundit me policine e vendit ankesa ishte se rreth 870 refugjat po te gjith gjinia meshkuj, qe gjenden ne kamp nuk ka polici ne mbikqyrje, nuk ka orar te caktuar se deri ne cilen ore kanë te drejtë te dalin nga kampi gje qe mund te jet e rrezikshme pasi qe shpesh aty ndodhin rrahje ne mes vete. Ka gjasa që nje ditë mund te ndodh edhe rrahje me ndonje qytetar, vjedhjet janë mundshme, femijet dhe vajzat kane frike te ecin gjat nates pershkak te ndonje ngacmimi.
Lusim organet kompetente qe te marrin masa sa me shpejte lidhur me kete ceshtje qe te behet nje zgjidhje afatgjate qe te mos te rrezikohet jeta dhe liria e qytetarëve tanë por edhe të emigrantëve.”