Të fundit

Emigrantët e lënduar në aksidentin e Preshevës janë në gjendje stabile

Pas aksidentit në afërsi të Preshevës ku humbën jetën tre emigrantë dhe 12 u lënduan, gjashtë nga të lënduarit lehtë janë mbajtur në spitalin e Vranjës dhe janë në gjendje stabile, ndërsa dy të lënduar rëndë me lëndime në gjoks janë gjithashtu stabile dhe janë vendosur në Qendrën Klinike në Nish.
Pas aksidentit që ndodhi të martën, drejtuesi i veturës së pasagjerëve në të cilën po transportoheshin emigrantët u arrestua nën dyshimin për kontrabandë me njerëz.
Dy pacientë janë në repartin e kirurgjisë me lëndime të lehta.

Në një pacient kemi dyshime për frakturë të rruazave të qafës dhe kërkohet kujdes intensiv dhe monitorim i mëtejshëm. Katër pacientët e tjerë janë në gjendje emergjente ku janë duke vazhduar hetimet e mëtutjeshme, procedurat diagnostike, ekzaminimet konsultative dhe janë në gjendje të përgjithshme stabile.

Pas trajtimit, gjashtë persona janë lëshuar nga spitali i Vranjës dhe janë vendosur në qendrat e pranimit në Bujanoc dhe Preshevë, ku për shkak të traumave që kanë pësuar iu është ofruar ndihmë psikosociale.preshevacom