Covid19 në rrethin e Pçinjës/ Numrat janë në rënie, Presheva e para për nga numri i të vaksinuarve
Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 296 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 96 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 56 janë nga Vranja, 20 nga Vlladiçin Hani, 15 nga Surdulica, 5 nga Tërgovishta ndërsa në komunat tjera të rrethit të Pçinjës në 24 orët e fundit nuk ka patur të infektuar me virusin korona.
Sipas të dhënave zyrtare komuna e Preshevës kryeson për nga numri i të vaksinuarve me 71%, radhitet edhe para Vranjës, ndërsa Bujanoci me 43% ëhstë në vendin e 5 për nga numri i popullatës së vaksinuar.lajmal
Presheva 71%
Vranja 69%
Boseligradi 57%
Surdulica 47%
Bujanoci 43%
Tërgovishta 38%
Vlladiçin Hani 36%