Covid-19/ Komuna e Bujanocit shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Të premten, kryetari i Komunës së Bujanocit , Shaip Kamberi nënshkroi vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në tërë territorin e komunës së Bujanocit, i cili hyri në fuqi në të njëjtën ditë, pra ditën e sotshme.
Përveç masave të Shtabit të Krizave të Republikës, të cilat janë të vlefshme për të gjithë territorin e Serbisë, në Bujanoc, orari i punës i ambienteve të furnizimit me ushqim do të jetë i kufizuar.
Sipas vendimit, kopshtet do të jenë të hapura deri në orën 11 pasdite, dhe objektet e mbyllura deri në orën 21 pasdite.