Lajme

COVID-19/ Humbin jetën 6 persona në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën 6 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 309 raste të reja nga 1.417 teste të kryera.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se 601 pacientë janë shëruar nga COVID-19.

Që prej konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, marsin e vitit të kaluar, e deri më 7 janar, janë regjistruar 52.943 raste me këtë virus.

Prej tyre, 1.363 pacientë kanë vdekur dhe 44.436 janë shëruar. Ndërkohë, raste aktive janë 7.144./