LajmeTë fundit

Bashkohen aktivistet e Presheves, formojn “Koalicionin per Drejtesi e Barazi”

– Me iniciativ te aktivisteve te pavarur te shoqerise civile ne Presheve sot, ka filluar nisma per bashkimin e pese organizatave jo qeveritare te Presheves, nen emrin “Koalicioni per Drejtesi , Barazi “.
KDB, eshte themeluar nga pese organizatat jo qeveritare te Komunes se Presheves, te cilat ne veprimtarin e tyre do te ngelen te pavarura ndaj kesaj nisme, derisa si Koalicion, ato pretendojne te fokusohen dhe angazhohen ne gjashte pika te perbashketa :

– zhvillimin e demokracise parlamentare
– luftimin e gjuhes se urrejtjes ne mes aktereve politike vendor e rajonal
– kundershtimin e cenimit te integritetit personal e familjareve te kujtdo, personalitet publik
– barazin shoqerore per komunitetet joshqiptare ne Komune te Presheves
– lirine e mediave
– te drejtat e puntoreve
– tranparence per qytetaret, nga te gjitha institucionet lokale, rajonale, kombetare e qeveritare

Themelues dhe nismetar te Koalicionit per Drejtesi e Barazi jane aktivistet dhe drejtuesit e Organizatave Jo-Qeveritare : CADD – Gani Rashiti, Kerko te Drejten Tende – Adi Bajrami, Shefki Jonuzi nga Vizioni e Valon Arifi, aktivist per te drejtat e njeriut ne Presheve.

Platforma e perbashket, e inicuar nga Koalicioni per Drejtesi e Barazi, do te behet publike me 20 Prill, ne nje konferenc te hapur per media, ku edhe do te parashtrohen kerkesat e para, drejtuar strukturave politike vendore, rajonale e qeveritare, sikur dhe misioneve nderkombetare e diplomatike ne Republiken e Serbise.

Vlen te theksohet se, “Koalicioni” i organizatave jo-qeveritare te Presheves eshte grup i perbashket, te ciles munde ti bashkohen te gjitha OJQ’t tjera, ose aktivistet qe besojne per nje shoqeri te hapur e barabart dhe rrespektojne te drejtat elementare te njeriut.