City fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Unitedit në Kupën EFL
Manchester City ka mposhtur rivalin e qytetit, Manchester United, në gjysmëfinalen e parë të Kupës EFL.
“Qytetarët” fituan 3 me 1 në Old Trafford për të lehtësuar rrugën e kualifikimit në finale.
Bernardo Silva, Riyad Mahrez e një autogol i Andreas Pereira bënë që City të hynte në epërsi prej tre golash në mes të pjesëve. Në pjesën e dytë, Marcus Rashford ngushtoi rezultatin.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 29 janar.