FutbollSporti

Tifozët e Manchester United bllokojnë autobusin e Liverpool, intervenon policia

Sonte pritet që të luhet derbi i madh në mes Manchester United dhe Liverpool.

Tifozët e Manchester United javë më parë kishin vërshuar stadiumin “Old Trafford” si shenjë proteste kundër keq menaxhimit nga Joel Glazer, pronar i Manchester Untied dhe e kishin bllokuar zhvillimin e ndeshjes.

Megjithatë, tifozët e kësaj skuadre kanë protestuar edhe sonte duke e bllokuar qarkullimin e një autobusi të klubit të Liverpool.

Megjithatë, autobusi i Liverpoolit ka vazhduar rrugën pas protestave nga tifozët e Manchester United.

Sapo është konfirmuar se në autobus nuk ishte askush nga lojtarët prezent, por ai ishte autobusi zyrtar i Liverpoolit.