FutbollSporti

Arsenali e Xhaka vazhdojnë me fitore në Premier League

Granit Xhaka ishte i pazëvendësueshëm te Arsenali që ka vazhduar me rezultate të mira në Premier Leaguen e Anglisë në futboll.

Arsenali të shtunën fitoi 1:0 ndaj West Ham Unitedit, në kuadër të xhiros së 29-të të kampionatit anglez. Golin e vetëm në fitoren e vështirë e shënoi Alexandre Lacazette në minutën e 78-të. Kishte dilemë nëse Mesut Oezil, që asistoi për Lacazetten, ishte në pozitë jashtë loje. Mori kohë që përmes VAR-it të konfirmohet kjo, por në fund goli u pranua.

Arsenali është i nënti me 40 pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur. Arsenali ka fituar tri ndeshjet e fundit në Premier League, ndërsa është pa humbje në tetë ndeshjet e fundit. Së fundi në kampionat ka pësuar nga Chelsea, më 29 dhjetor.