Lajme

Çitaku thumbon Daçiqin pak para takimit të Këshillit të Sigurimit ku do të diskutohet për Kosovën

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka njoftuar se sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar rreth Kosovës.

Kjo është mbledhja e tretë brenda katër muajve në të cilën do të diskutohet për situatën në Kosovë.

E para këtij takimi Çitaku thotë se do t’i duhet të dëgjojë rrëfimet e Daçiqit se si ‘Kosova nuk ekziston’.

“Përderisa një nga ekipet tona [Prishtina] është kualifikuar në raundin e 1/16 të FIBAEuroCup, ne do të jemi përsëri në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të tretën herë brenda 4 muajve, për të dëgjuar rrëfimin e Daçiqit se ‘Kosova nuk ekziston’”, ka shkruar ambasadorja Çitaku në profilin e saj në Twitter, transmeton Gazeta Express.

Ditë më parë sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në raportin që ka publikuar kishte konstatuar se vendosja e taksës ka ndikuar në tensionimin e situatës ndërmjet dy shteteve. /GazetaExpress/

While one of our teams, @PrishtinaBC just qualified for the round of 16 of @FIBAEuropeCup , we are again meeting today at #UNSC for the third meeting in 4 months to listen to Dacic’s stories on how #Kosovo does not exist.
— Vlora Çitaku (@vloracitaku) February” class=”redactor-linkify-object”>https://twitter.com/vloracitak… 7, 2019