“170 zyrtarëve e ish- zyrtarëve shqiptarë iu janë hequr vizat bashkë me familjarët per ne SHBA”

Ambasada amerikane në Tiranë, duke iu përgjigjur interesimit të mediave, thotë se 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve shqiptarë, iu është hequr viza, së bashku me familjarët.

Adriatik Llallës dhe Tom Doshit, viza iu është hequr përgjithmonë.

“Ambasada e SHBA mohon pretendimet se ka revokuar vizat e të gjithë zyrtarëve publikë dhe se iu ka kërkuar të riaplikojnë. Këto raportime janë të rreme.

Megjithatë, Ambasada e SHBA vazhdon të ushtrojë autoritetin e vet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se një individ mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara, dhe do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet antikorrupsion në Shqipëri.

Ambasada e SHBA i merr shumë seriozisht pretendimet për korrupsion dhe do të vazhdojë të shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve publikë me kontroll shtesë.

Që nga revokimi i vizave të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve në janar 2017, Ambasada e SHBA iu ka mohuar vizat më shumë se 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve dhe familjarëve të tyre.

Kjo është diçka përpos përcaktimit të deputetit Tom Doshi dhe ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe familjeve të tyre nga sekretari i Shtetit si të pakualifikueshëm për viza amerikane përgjithmonë.

Pozicioni i Ambasadës së SHBA kundër korrupsionit dhe synimi i saj për t’iu mohuarvizat më shumë se 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve dhe familjarëve të tyre.

Kjo është diçka përpos përcaktimit të deputetit Tom Doshi dhe ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe familjeve të tyre nga sekretari i Shtetit si të pakualifikueshëm për viza amerikane përgjithmonë.

Pozicioni i Ambasadës së SHBA kundër korrupsionit dhe synimi i saj për t’iu mohuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar mbetet i pandryshuar”, thuhet në reagim.

Debati i vizave u rikthye një javë më parë në Parlament, pasi besohet se edhe Sali Berishës dhe familjes së tij, i është hequr viza nga SHBA.
Ndryshe portali Ministria Lajmeve,është duke u përpjekur per te arritur te informacioni,se kush nga shqiptarët e Lugines,është i refuzuar per vizë amerikane