LajmeTë fundit

Lobisti shqiptaro – amerikan Mahmut Skenderi sot vizitoi selinë PVD-së

Sot në zyrat e PVD-së kryetari i partisë Shaip Kamberi dhe kryetaria e degës për Preshevë Ardita Sinani pritën zyrtarin e Lobit shqiptaro – amerikan, Mahmut Skenderi i cili ishte i interesuar për situatën aktuale ne Luginë të Preshevës.

Z.Skenderi, bashkë me kryetarin e Ligës Joseph DioGuardi ishin organizatorët e vizitës së liderëve të PVD-së në Washington DC në majin e këtij viti.

Kamberi dhe Sinani u deklaruan se bashkëpunimi me Lobin shqiptar në SHBA do të vazhdojë edhe në të ardhmen.