Chelsea eliminon skuadrën e Atdhe Nuhiut nga FA Cup
Chelsea eliminon skuadrën e Chelsea ka kaluar sonte në 1/8-ën e finales ku ka mposhtur skuadrën e Championship, ku luan sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, Sheffield Wendesday
Chelsea nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e rrethit të katër të FA Cup, ku ka mposhtur skuadrën e Sheffield Wendesday.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë ka startuar edhe i porsaardhuri tek Chelsea, Gonzalo Higuain por që nuk pati impak të madh në ndeshjen e tij të parë me Blutë.
Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Chelsean të cilët edhe kaluan në epërsi në minutën e 26-të, ku nga penalltia shënoi Willian.
Chelsea ka mundur për ta dyfishuar epërsinë, por Sheffield arritën të mbrohen mirë në 45 minutat e parë.
Në pjesën e dytë Chelsea prapë ishin më të mirë dhe arritën që të shënojnë dy gola.
Fillimisht në minutën e 64-të shënon një gol të bukur Hudson-Odoi, ndërkaq disa minuta më vonë vjen edhe goli i tretë.