FutbollSporti

Brazili mposht Argjentinën, Messi nuk ngre kokë me kombëtaren

Brazili mposhti Argjentinën me rezultatin 2-0, duke kaluar në finalen e Kupës së Amerikës, ndërsa Messi edhe një herë tjetër nuk arrin të jetë përcaktues me kombëtaren.

Brazilianët kaluan në avantazh në minutën e 26 me Gabriel Jesus.

Argjentina reagoi me anë të Agueros, por goditja me kokë e sulmuesit përfundoi në traversë.

Në pjesën e dytë ishte Messi ai që goditi shtyllën, ndërsa një rast tjetër të pastër për shënim e shpëtoi portieri Alisson.

Rastet e shpërdoruara nga Argjentina i ktheu në gol Brazili, që dyfishoi me sulmuesin Firmino.