Të fundit

Çelaj: Më mirë korrigjim i kufijve, sesa një Asociacion

Një korrigjim i kufijve do të ishte më i mirë sesa formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe në Kosovë, thotë Lirak Çelaj.

Një korrigjim i tillë sipas tij do ta hiqte Asociacionin nga “loja”, dhe në atë mënyrë do të realizohet një reciprocitet mes dy shteteve, shkruan Gazeta10.

“Kryeministri por edhe i gjithë spektri politik duhet të zhvendoset prej pozicionit të kundërt që ka qenë. Sepse një korigjim i kufijve do ta hiqte Asociacionin nga loja, dhe në një far mënyre do të realizohet një reciprocitet, këmbim i territore të atyre me shumicë serbe e shqiptare që janë në kufi me njëra tjetrën. Në këtë formë do të hiqeshin disa gjana, Asociacioni e të tjera që po e pengojnë funksionazimin e shtetësisë. Pra, në kto rrethana që jemi do të ishte mirë një korrigjim i kufirit”, deklaroi Çelaj në Info10.