Çdo person duke filluar nga mosha 18 vjeç do të merrë nga 100€ para të gatshme, si ndihmesë nga Qeveria e Serbisë
Si masë të katërt ekonomike Ministri i Financave i Qeverisë serbe Sinisha Malli, ka përmendur ndihmën e drejtpërdrejtë për çdo qytetar të moshës madhore.
“Rreth 70 miliardë dinarë kemi ndarë për këtë dhe çdo qytetar të moshës madhore do ti paguhen nga “100 euro, ose 12,000 dinarë” ka thënë ai.
Ministri i financave theksoi se kjo është një shenjë e shkëlqyeshme e mbështetjes dhe dëshirës për të sjellë një dozë të optimizmit tek qytetarët.
“Kjo është një masë mbështetëse, ne duam të sjellim një dozë optimizmi, që të tregojmë se sa e fortë është Sërbia, që selici t’i marrë rreth 12,000 dinarë.
Kjo është e mirë për rritjen e shpenzimeve, likuiditetit dhe gjithashtu mënyra se si ne, si shtet, duam t’i mbështesim të gjithë qytetarët, që bashkarisht të kapërcejmë përmes gjith kësaj”tha Malli.
I pyetur se si do të bëhej pagesa, Malli tha se paratë do të paguhen në llogarinë e çdo qytetari të moshës madhore në Sërbis.