Të fundit

Sinani: Në raportin e DASH rikonfirmohet diskriminimi i Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës

𝗗𝗲𝗽𝗮𝗿𝘁𝗮𝗺𝗲𝗻𝘁𝗶 𝗶 𝗦𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝗔𝗺𝗲𝗿𝗶𝗸𝗮𝗻 𝗻𝗲̈ 𝗥𝗮𝗽𝗼𝗿𝘁𝗶𝗻 𝗽𝗲̈𝗿 𝗣𝗿𝗮𝗸𝘁𝗶𝗸𝗮𝘁 𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗗𝗿𝗲𝗷𝘁𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗡𝗷𝗲𝗿𝗶𝘂𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝘃𝗶𝘁𝗶𝗻 𝟮𝟬𝟮𝟮 𝗿𝗶𝗸𝗼𝗻𝗳𝗶𝗿𝗺𝗼𝗻 𝗱𝗶𝘀𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻𝗶𝗺𝗶𝗻 𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝗿𝗼𝗿 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗟𝘂𝗴𝗶𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗣𝗿𝗲𝘀𝗵𝗲𝘃𝗲̈𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗲̈𝗿𝗸𝗲𝗾𝗲̈𝘀𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝗰𝗶𝘀𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶.

Në Raportin e DASH nënvizohet që Qeveria në Serbi padrejtësisht pasivizoi adresat e shqiptarëve me qëllim të ndyshimit demografik dhe për të zvogëluar numrin e shqiptarëve etnik që jetojnë në Serbi.

Në këtë raport gjithashtu theksohet diskriminimi sistematik shtetëror e institucional ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës që po zbatohet në mënyrë konsistente përgjatë shumë viteve.

Poashtu përfaqësimi joadekuat i shqiptarëve në institucionet publike e shtetërore, në këtë Raport të DASH trajtohet si forma më e egër e diskriminimit ndaj pakicës shqiptare, si dhe mosrespektimin e obligimeve të cilat Serbia i ka marrë përsipër edhe nga marrëveshjet e nënshkruara.

Serbia vazhdon të karakterizohet si një regjim hibrid dhe një vend në të cilin vazhdon të përkeqësohet çdo ditë e më shumë gjendja e lirive themelore dhe institucioneve demokratike.

Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se Raporti i DASH për vitin 2022 ka tema ku Serbia ka shënuar stagnim e në disa raste regres në krahasim me Raportin e vitit 2021.