LajmeTë fundit

Çanak: Çështja e Kosovës është kryer me kapitullimin e nënshkruar më 1999

Kryetari i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, e quan hipokrizi dhe dyfytyrësi kur për presidentin e Serbisë thonë se po tradhton në lidhje me Kosovën, dhe se për disa është e paqartë, e disa bëhen sikur nuk e kanë të qartë se “çështja e Kosovës është mbyllur më 1999”, transmeton Koha.net deklaratën e tij dhënë TV Pink.

Siç është shprehur ai, problemi i Kosovës ka eskaluar më 1981, ndërsa është mbyllur më 1999 “me kapitullimin që e ka nënshkruar Sllobodan Millosheviqi dhe qeveria e tij”

Atëherë e kemi humbur luftën dhe kemi kapitulluar, është shpprehur ai.

“Është hipokrizi dhe dyfytyrësi (të pohohet – sqarim ynë) se negociatat do të arrijnë diçka, çfarë ka të negociohet, çfarë duam të negociojmë? Asgjë nuk do të negociojmë”, e citojnë atë mediat serbe.

Çanak ka shtuar se nga ky shkak shfaqet në skenë kjo “torturë” nga “opozita, Jeremiqi e të tjerët” se gjoja po mbrojnë Kosovën nga Vuçiqi.

“Më 2008 (shpallja e pavarësisë së Kosovës) ndodhi vetëm operacionalizimi i asaj që kishte ndodhur më herët. Pas ’99-shit dhe kapitullimit që |artistikisht” u quajt marrëveshje tekniko-ushtarake në Kumanovë, kemi ardhur në pozicionin që vazhdimisht të sillemi rreth Kosovës”, është shprehur Çanak në TV Pink.

“Kushdo që nuk pajtohet me dikënd, ai është tradhtar, sepse ka “tradhtuar në çështjen e Kosovës”. Çfarë ka tradhtuar Kosovën? Si e ka tradhtuar Kosovën? Këto janë marri. Dorëzimi i Kosovës “më 1999 ka qenë tradhtia”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Se si do të përkufizohen raportet e ndërsjella midis Prishtinës e Beogradit mbetet të shihet, por “duhet të përfundojë me nënshkrim të marrëveshjes ndërkombëtare”.

“Ndërsa kjo do të ishte e mira të ndodhë brenda BE-së. Atëherë do të kemi gjasë për zhvillim të mëtejshëm”, citohet të ketë thënë Çanak.