Cakaj: Ende presim përgjigje nga Qeveria serbe për hapjen e Konstullatës së Shqipërisë në Bujanoc
Ministri i Jashtës i Republikës së Shqipërisë Gent Cakaj nëpërmjet një statusi shprehet se ende janë në prtije të një përgjigje pozitive nga ana e Qeverisë së Serbisë për hapjen e Konstullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në komunën e Bujanocit.
Ndër të tjera kryediplomati Cakaj vlerëson se çelja e Konstullatës do të forcojë lidhjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Republikën e Shqipërisë, përcjell Ministria e Lajmeve.
Postimi i plotë i Cakajt :
Bujanoc. Aty ku ende presim të marrim një përgjigje pozitive për të çelur Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, për t’i shtrirë dorën e mbështetjes e për të forcuar lidhjen tonë me shqiptarët e gjithë Luginës ??❤…