KryesoreLajme

Cakaj, Dacicit: Për shkak të 28 viteve tua në pushtet, unë në 28 të miat u bëra refugjat

Gent Cakaj është ballafaquar përsëri me Ivica Dacic, Ministrin e Jashtëm të Serbisë, gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të Ballkanit dhe BE-së në Varshavë. Ky i fundit, disa herë gjatë takmit ka thumbuar Cakajn, madje ka ritheksuar se 28 vite ka qenë në pushtet, ndërsa Gent Cakaj i është përgjigjur duke i thënë se për shkak të pushtetit të tij, ai e ka provuar se si është të jesh refugjat, trasnmeton Ministria Lajmeve.


Për më shumë, ai ka thënë se unë kam ndenjur 28 vite në pushtet sepse e kam kuptuar sa e mërzitshme është të qëndrosh ne opozitë. Dacic e ka mbyllur fjalen e tij duke thënë se disa të pranishëm duhet ta kuptojnë se diplomacia është edhe filozofi.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj, ndërkaq, është përgjigjur edhe njëherë fuqishëm por me elegancë. Pasi ka mbaruar fjalën e tij, Cakaj në fund ka thënë edhe disa fjalë për Dacicin. Sipas burimeve tona brenda takimit, Cakaj ka thënë se njëmend Dacic ka pasur 28 vite në pushtet dhe ky ka veç 28 vite në jetë.

“Për shkak të 28 viteve të Dacic në pushtet, unë në 28 vitet e mia në jetë e kam provuar edhe si është të jesh refugjat. Sidoqoftë, meqë Dacic ka tha se diplomacia është edhe filozofi, unë dua t’i them në mënyrë diplomatike diçka filozofike: të jetosh në të njejtën kohë nuk do të thotë të jetosh në të njejtin shekull. Me fjalën tuaj në këtë mbledhje ju keni dëshmuar se i takoni shekullit 20, ndërkaq, unë me sjelljen time kam provuar se i takoj shekullit 21.”, ka përfunduar Cakaj.

Dacic edhe më tej ka mohuar shtëtësin e Kosovës, dhe ka akuzuar atë për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit.