Burri nga Suhareka vret shokun për 20 euro
Njollat e gjakut kanë mbetur ende në rrugën e fshatit Maqitevë të Suharekës, ku u vra të dielën në mbrëmje Shaip Krasniqi.
44 vjeçari u qëllua nga shoku i tij, Sylejman Ahmeti, pas një zënke që, sipas dëshmitarëve, nisi për 20 euro.
Ngjarjen e tregon vëllai i dorasit, të cilën ia kishin transmetuar njerëzit prezent kur ndodhi incidenti.