Të fundit

Në 20 vjetorin e betejës së Lluçanit bëhet zbulimi i pllakave përkujtimore

Me rastin e 20-të vjetorit të betejës së Lluçanit dhe “nëntorit” si muaj i festave për kombin tonë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, këto ditë, po kryen aktivitetete të ndryshme simbolike, duke e pas parasysh situatën aktuale me Covid 19.

Më 24 nëntor, OVL e UÇPMB-së, së bashku me ish komandantin e Zonës Operative të Karadakut z.Ahmet Isufi, dhe me ish komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇPMB-së z.Shefqet Musliu, e bënë zbulimin e pllakave përkujtimore në fshatrat Guncat i Malishevës dhe Doberdelan i Therandës, në ato shtëpi të cilat pas luftës së Kosovës ishin shëndrruar në baza për furnizim me armatim për ish ushtarët e UÇPMB-së.

Kontributi i këtyre viseve nuk kishte ndaluar aty, fshati Guncat, Kosovës Lindore i dha edhe një dëshmorë, Agim Elshani, që më vonë në Zonën Operative të Qarrit, Brigada 114 do të emërohet Birgada 114 Agim Elshani.

Nëpërmes të vizitave në këto vise dhe zbulimit të pllakave përkujtimore, ish komandanti i UÇPMB-së z.Shefqet Musliu, edhe njëher në emër të ish ushtarëve të UÇPMB-së, u faleminderua dhe ia percolli mirënjohjen banorëve të këtyre fshatrave për kontributin e dhënë.