Bujanoc, edhe tre të vdekur nga COVID-19
Në komunën e Bujanocit gjatë kësaj jave u shtuan edhe tre raste të vdekjes nga Covid-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve të regjistruara u rritë në 15, tha Dr. Llella Jovanoviq, drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.
“Janë konfirmuar edhe shtatë raste të reja të infeksionit, ndërkaq nga gjithsej 14 raste të reja që nga e premtja, 9 janë nga Tërnoci.”
“Ka një rritje të shtuar të numrit të pacientëve nga komuniteti shqiptar, të sëmurë nga Covid-19” tha ajo të shtunën.
Që nga fillimi i epidemisë në Komunën e Bujanocit janë regjistruar 154 raste të infektuar me Covid-19, ndërkohë që priten rezultatet edhe nga 22 mostra.