Brnabiq: Shtyhen pagesat e faturave nga pensionistët. Mbyllen kufijtë, përveç për qytetarët tanë
Kufijtë e Republikës së Serbisë nga mbrëmë janë mbyllur. Kufijtë mbesin të hapur për shtetasit serbë që kthehen nga jashtë, për diplomatët dhe shtetasit e huaj me leje qëndrimi. Për më tepër, si masë e re e Qeverisë, u mor vendim që të shtyhej pagesa e faturave për pensionistët dhe familjet ku ka pensionistë, edhe atë për tre muaj, tha Brnabiq, raporton ministrialajmeve.com
Ne nuk kemi problem me pagat dhe pensionet, ne i shtyjmë pagesat e faturave nga pensionistët për muajin shkurt, mars dhe prill, pa interes – tha Kryeministrja.
Kryeministrja tha se që nga sonte kufijtë janë mbyllur dhe se Forcat e Armatosura serbe do të jenë në kufij, të cilat do të ndihmojnë inspektimin sanitar dhe policinë kufitare.