Bota

Panika nga koronavirusi, qytetarët presin në radhë për t’u furnizuar me marihuanë në Holandë

Qytetarët e Holandës po presin në radhë për t’u furnizuar me substanca narkotike.

Dhjetëra konsumatorë po presin para lokaleve për të blerë marihuanë pasi qeveria atje ka paralajmëruar mbylljen e dyqaneve të marihuanës.

Mediat holandeze kanë publikuar pamje ku shihen përdorues të lëndëve narkotike, të cilët janë vënë në rradhë njëri pas tjetrit në lokale ku lejohet blerja e substancave narkotike.

20 persona kanë humbur jetën deri më tani nga koronavirusi në Holandë, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 1135