Borelli nuk e kundërshton ndryshimin e kufijve nëse pajtohen Kosova e Serbia!
Njejtë sikruse paraardhësja e tij, Federica Mogherini, Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, si ndërmjetësues në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk kundërshton idenë e shumë kontestuar të korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve. Derisa thotë se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë nuk është çeshtje e Bashkimit Evropian.
Spanjolli, Josep Borell, të cilit i është besuar politika e jashtme e Bashkimit Evropian, në një intervistë për disa media të Ballkanit, nuk ka kundërshtuar mundësinë e korrigjimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij u takon palëve që të merren vesh dhe se nuk i takon Brukselit t’iu tregojë palëve së për çfarë duhet të merren vesh dhe për çfarë jo.
“Siç thash kjo është një çështje që duhet të zgjidhet në dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Unë nuk shoh nevojën që ne të jemi më katolik se Papa. Nuk na takon neve t’u themi serbëve dhe kosovarëve se për çfarë duhet të pajtohen ata apo jo. Roli ynë do të jetë të lehtësojmë dialogun. Por siç thash nuk duhet të jemi më katolikë se Papa. Nëse ata merren vesh për diçka në duhet gjithsesi ta studiojmë atë marrëveshje, sepse secila marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës ka ndikim në rajon”, ka thënë Borell i pyetur nëse është kundër idesë së shkëmbimit të territoreve dhe korrigjimit të kufijve.
Borell ka thënë se e kupton qëndrimin kundërshtues të Gjermanisë por thotë se roli i tij si shef i Politikës së Jashtme është lehtësimi i dialogut dhe ka thënë se do t’i marrë parasysh të gjitha efektet anësore që mund të ketë në rajon një lëvizje e mundshme e kufijve.
“Le të them se unë jam më shumë eklektik. Ne duhet ta lehtësojmë dialogun dhe, siç thash, t’i marrim parasysh efektet kolaterale të çfarëdo lloj marrëveshje në pjesë tjera të rajonit, ku problemi i lëvizjes së kufijve ka qenë gjithmonë i ndjeshëm. Unë e kuptoj personalisht pozicionin e Gjermanisë dhe të tjerëve, por roli im, dhe i Përfaqësuesit tim të posaçëm është që ta lehtësojmë dialogun”, ka thënë tutje Borell.
Josep Borell gjithashtu ka thënë se çështja e njohjes reciprocke mes Kosovës dhe Serbisë nuk është në kompetencën e Bashkimit Evropian.
Ai thotë se secili shtet veç e veç është përgjegjës për njohjen ose jo të një shteti
BE-ja ka marrëveshje për bashkëpunim me Kosovën. Kjo dëshmon se ne pranojmë se diçka që quhet “Kosovë” ekziston. Nuk nënshkruani një marrëveshje me dikë që nuk ekziston. Në anën tjetër, njohja si shtet nuk është çështje për Bashkimin Evropian sepse kjo nuk është në kapacitetet e saj. Kjo është kompetencë e shteteve anëtare dhe secili vet vendos për këtë. Ju e dini se disa shtete e njohin e disa jo. Por duhet bërë dallim, dhe jam i sigurt se ju e bëni, mes njohjeve individuale si shtet nga shteti anëtar nga fakti se kemi marrëveshje në nivel të Bashkimit Evropian”, ka theksuar Borell i pyetur rreth njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi përmes dialogut.