Lajme

Limaj për Kurtin: I hershëm në skenë, s’bëhet Kryeministër një person që s’ka pasur kurrë një post shtetëror

Fatmir Limaj, kandidat për Kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR, ka thënë se nuk mund të vie në krye të vendit një njeri që nuk ka punuar kurrë punë publike, duke aluduar në kundërkandidatin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

Limaj, në një tubim me strukturat e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, ka thënë se disa prej kandidatëve për kryeministër të Kosovës janë ‘të hershëm në skenë’.

“Aktualisht nga ofertat që keni sot për kryeministër, janë disa që janë të hershëm. Kosova nuk e ka luksin që sot ta zgjedh kryeministër njeriun që për herë të parë në punën publike të shkojë e të bëhet kryeministër”, deklaroi Limaj.

Limaj ka thënë se në të kaluarën edhe ai ka refuzuar pozitën e kryeministrit.