FutbollSporti

Biznesmeni Maliqi dhuron 20 palë ndrresa sportive për K.F “Lugina”

Biznesmeni nga Konçuli i Bujanocit, i cili vepron në Mynih të Gjermanisë, Lulzim Maliqi, së fundmi ka dhuruar një donacion klubit futbollistik “Lugina” nga Presheva.

Lajmin mbi ketë donacion e ka bërë të ditur vet klubi nëpërmjet një falenderimi publik në faqen zyrtare.

“Lulzim Maliqi ka dhuruar 20 palë bluza sportive për ndeshje zyrtare me markën Adidas, çantë për bluzat, shirit për kapitenin me llogon e klubit, top për ndeshje zyrtare, si dhe në ditët në vijim do të na dërgohen edhe 30 plaë trenerka, për stafin e klubit dhe lojtarët”, thuhet në njoftimin e klubit preshevar.

Kujtojmë se, biznismeni me origjinë nga Konçuli i Bujanocit, Lulzim Maliqi është një humanist i madh, me që ka dhuruar dhjetra donacione edhe klubeve tjera nga Lugina e Preshevës, veçmas KF “Tërnocit”. Gjithashtu biznesmeni Maliqi është tejet aktiv edhe në shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, ku ka ndihmuar shumë nevojtarë.