Të fundit

Walker: Formojeni Qeverinë dhe jepni pushim Thaçit – ai tashmë është i thinjur

Ish-ambasadori OSBE-së në Kosovë, William Walker, pas takimit që ka zhvilluar me Presidentin e vendit, Hashim Thaçin, ka bërë një prononcim para gazetarëve.

Ai ka kërkuar nga partitë politike që sa më shpejt ta formojnë Qeverinë në mënyrë që t’i japin një pushim Presidentit Thaçi.

Në një video të dalë para dy dite në media, Walker shihet duke mos ia zgjatur dorën presidentit Hashim Thaçit.

Por tani në një konferencë për media, William Walker foli për këtë pjesë dhe tha se ai e respekton presidentin e Kosovës.

Ai theksoi që nuk e ka anashkaluar Thaçin, teksa presidenti i buzëqeshi.

I kam folur, dhe ja ku po ja zgjasë dorën edhe njëherë këtu përpara jush’’, tha Walker.

Walker shtoi se Kosova për këto 20 vite po zhvillohet dhe është krenarë për atë se çfarë ka bërë për Kosovën.