Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të mërkurën pritet ta propozojë Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.
Kryetari i PDK-së ka ftuar sot konferencë për media, ndërsa sipas burimeve, Krasniqi pritet që në konferencë do të dalë me propozimin zyrtar që kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza të jetë kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e reja parlamentare.
Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen vitin e ardhshëm në Kosovë.