BE-ja i dhuron Vuçiqit 7.5 milionë euro ndihmë për koronavirusin
Bashkimi Evropian ka nënshkruar sot marrëveshjen me Serbinë për dhurimin e 7.5 milionë eurove dhe pajisjeve mjekësore për përballimin e situatës me koronavirsin (Covid-19).
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Brograd bëri me dije se gjatë ditëve në vijim BE’ja do të dërgojë në Serbi ilaçe dhe mjete mjekësore për përballimin e situatës.
Vendimi i BE’së vjen pak ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se i vetmi vend ku kishte shpresë për ndihmë ishte Kina, dhe falënderoi ironikisht BE-në, “që nuk i dha asgjë Serbisë”.