ShqipëriTë fundit

Shqipëri: Shefi i NATO-s në konferencë me Ramën: Uluni në dialog, dhuna e papranueshme

Në konferencën për shtyp me Edi Ramën, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se kriza politike duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe ka bërë thirrje të mos minohen institucionet demokratike por palët të ulen në dialog dhe të mendojnë për të mirën e qytetarëve të Shqipërisë.

“Është kënaqësi e madhe që kthehem përsëri në Tiranë. Shqipëria ka qenë një anëtarë shumë e vyer në NATO. Dua të shpreh mirënjohjen për dy ushtarakët trima që humbën jetën muajin që shkoi. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella shkojnë për familjet e tyre. Trupat tuaj kanë kontribuuar në luftën e KFOR në Kosovë dhe në Afganistan. kemi shpenzuar 51 milionë euro për projektet që do në ndihmojnë të jemi më efikas. Shqipëria po jep shembullin e saj. KE ka rekomanduar për hapjen e negociatave për BE dhe ne duam që ky proces të vijojë. Ne demokraci do ketë gjithmonë debate. Kjo nuk është dobësi por dhuna bie ndesh me vlerat tona. I bëj thirrje aktorëve politikë të sillen me vetëpërmbajtje për të vijuar në rrugën e integrimit që problemet të zgjidhen përmes dialogut për shkak se kjo kontribuon për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Stoltenberg.“Diskutuam edhe për negociatat dhe për konfliktin politik. Vizita është afirmim i vëmendjes dhe kujdesit ndaj Shqipërisë”, u shpreh Rama.