BE-ja demanton Zv.kryeministrin Bislimi: Ende nuk është kryer marrëveshje Kosovë-Serbi, negociatat vazhdojnë
Zëdhënësi i Bashkimit Europian (BE), Peter Stano, ka thënë se takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë nuk ka përfunduar ende.
Me anë të një shkrimi në Twitter, Peter Stano ka thënë se takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Miroslav Lajcak në Burksel nuk ka përfunduar ende.
Sipas tij negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës.
Dialogu: Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga EUSR@MiroslavLajcak në Bruksel nuk ka përfunduar, negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës”, ka shkruar Stano.