Lajme

Përfundon takimi i liderëve me përfaqësuesin e lartë amerikan

Liderët e institucioneve, presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj si dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kanë përfunduar takimin me zyrtarin e lartë amerikan, David Hale.

Pas këtij takimi, të zhvilluar në Ambasadën së SHBA-së në Prishtinë, liderët janë mbledhur në njërin prej restoranteve të kryeqytetit.

Diplomati amerikan në këtë takim raportohet t’u kërkuar nga liderët e vendit që të bëhet pezullimi i taksës 100 për qind ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.