Sporti

Bayerni “paralajmëron” Liverpoolin me goleadë ndaj Wolfsburgut

Bayerni duke se ka rigjetur formën më të mirë në kohën e duhur.

Bavarezët patën një performancë të jashtëzakonshme ndaj Wolfsburgut, për t’i çuar sinjal Liverpoolit se çfarë mund ta presë në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve, të mërkurën.

Skuadra e Niko Kovaqit shënoi fitore me rezultat prej 6 me 0, transmeton Koha.net.

Në këtë takim golat për Bayernin i shënuan Gnabry, Rodriguez, Muller, Kimmich, e dy herë shënoi Lewandowski.

Në krye të tabelës Bayerni tani ka 57 pikë, po aq sa ka edhe Dortmundi. Kurse Wolfsburgu në vendin e shtatë ka 39 pikë.