FutbollSporti

Januzaj vendimtar në fitoren e Sociedadit

Adnan Januzaj ka qenë vendimtar në fitoren e sotme të Sociedadit ndaj Valladolidit.

Vendasit shënuan fitore minimale prej 1 me 0, me golin e shënuar nga Adnan Januzaj në minutën e 60 të ndeshjes.

Për futbollistin shqiptar asistoi Oyarzabal.

Me këtë fitore Sociedadi arrin në kuotën e 43 pikëve dhe mban vendin e tretë. Derisa në vendin e 15 Valladolidi ka 29 pikë.