Shqipëri

Baton Haxhiu sulmon Ilit Metën, reagon zedhenësi i Presidentit

Analisti Baton Haxhiu duke komentuar krizen politike ne emisionin “Opinion” ne TV Klan theksoi se nuk eshte lokale dhe nuk eshte kunder Edi Rames dhe korrupsionit, duke shtuar se referencen e kane te dy personale te Ilir Meta dhe Sali Berisha duke e lidhur me zhvillimet e pritshme ne Kosove. Baton Haxhiu: Kjo krizë e ka një parantezë. Nuk është krizë lokale, nuk është krizë kundër Edi Ramës e korrupsionit. E ka referencën e dy njerëzve Ilir Metës dhe Sali Berishës. Të cilët narracionin kundër kryeministrit e kanë lidhur me korrigjimin e kufijve dhe me Kosovën më shumë. Ky narracion e ka ashpërsuar diskursin deri në atë pikë sa kaluan nga një agresivitet kundër Ramës për shkakun se po merr aurën e njeriut që po zgjidh problemet me shqiptarët me këtë që kemi sot. Kjo krizë politike është produkt i dy njerëzve Sali Berishës edhe Ilir Metës. Meqë jemi tek kjo pikë që ia dhanë Ramës meritat më shumë se sa meritonte apo kishte fuqi dhe kishin frikë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, që ajo nuk bëhet mund t’i adresohet një njeriu, e krijuan krizën politike të brendshme. Kjo është esenca se çfarë ka ndodhur në Shqipëri. Kjo deklaratë e analistit Baton Haxhiu në studion e emisionit “Opinion”, ku po diskutohej për krizën politike në vend dhe rolin e Presidentit Ilir Meta ka sjellë një reagim të ashpër nga institucioni i Presidencës. Zëdhënësi i presidentit, në një reagim në rrjetet sociale thotë se deklarata e analistit, janë të qëllimshme e të pashpresa për ata që duan të kthejnë rajonin tonë në kohët e errëta të urrejtjes ndëretnike. “Shpifjet e zëdhënësit të Stanishiçit sot kundër Presidentit Meta si shkaktar i pengimit të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe nxitës i krizës së brendshme në Shqipëri janë të qëllimshme e të pashpresa për ata që duan të kthejnë rajonin tonë në kohët e errëta të urrejtjes ndëretnike dhe duke damkosur shqiptarët si faktor krize e destabiliteti. Qëndrimet e Presidentit Meta kanë qenë të qarta në interes të stabilitetit rajonal dhe interesit kombëtar të shqiptarëve”, shkruan Tedi Blushi.