Lajme

Autopsia tregon shkaktarin e vdekjes së 39 vjeçares nga Istogu

Sevdije Kukleci nga fshati Lluga e Istogut ka ndërruar jetë një muaj më parë si pasojë e sepsës.

Kështu tregon rezultati i nxjerr i autopsisë, në të cilën theksohet se deri të vdekja e së ndjerës ka ardhur “si rrjedhojë e peritonitit fibrinoz-purulent si pasojë e performimit të ulcerës duodenale, e shoqëruar me rënie sistematike të organeve, sic janë insufienca renale dhe infisuenca respiratore”, thuhet në raportin e siguruar nga Klan Kososva.

Rezultati i autopsisë është nxjerr tre ditë më parë, ndërsa autopsia është kryer saktësisht më 20 prill.