Lajme

Merret vendimi: Më 22 gusht shpërbëhet Kuvendi

Pas mbledhjes së kryesisë, krerët e partive politike kanë njoftuar se më 22 gusht do të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës, që çon në zgjedhje të reja.

Veseli tha se falënderon të gjitha grupet parlamentare që iu përgjigjën atij pozitivisht në këtë mbledhje të thirrur.

“E kishim një takim shumë të mirë në të cilin patëm edhe vendimmarrje konsensuale për të marrë disa vendime të cilat janë interes qenësor i qytetarëve të vendit. I falënderoj të gjitha grupeve parlamentare që ju përgjigjen pozitivisht thirrjes sime që të përcaktojmë seancën për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës që automatikisht i hap mundësi edhe presidentit të vendit që të dekordoj kuvendin për shpërndarje edhe datën e zgjedhje”, tha ai, derisa shtoi se në raste të tilla zgjedhjet janë dalje nga situata.

“Që nga dita e parë e kam thënë me vendosshëmri edhe sot e them e vetmja zgjidhje në momentin kur ka dilema apo situate janë zgjedhjet. Zgjedhjet nuk janë vetëm opsion por drejtim I duhur për qytetarët. Ky vend ka nevojë për vendosmëri për të ecur përpara”, ka shtuar.

22 gushti është caktuar si datë për shpërbërje të Kuvendit të Kosovës. Fillimisht u bë e ditur se do të votohet marrëveshja IPA