Asnjë i vdekur nga COVID-19 sot në Kosovë
Asnjë rast i vdekjes nuk është shënuar sot në Kosovë nga COVID-19. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Ai përmes një statusi në Facebook ka falënderuar punonjësit shëndetësorë.
“Falënderoj punonjësit e palodhshëm të Institutit, për përkushtimin e madh nga 13 marsi kur u shfaq rasti i parë me Covid-19 si dhe për kujdesin dhe shërbimet e ofruara për qytetarët dhe për luftimin e pandemisë”, ka thënë ai.