Lajme

As Kurti nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni mes VV’së dhe PDK’së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për bashkëpunimin e mundshëm të subjektit politik që ai e drejton me parti të tjera.

Kurti është deklaruar pasi bashkëpartiaku i tij, Glauk Konjufca, nuk e përjashtoi ditë më parë mundësinë e një koalicioni mes VV’së dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Konjufca ka vlerësuar se Vetëvendosje duhet të marrë në bashkëqeverisje atë parti që i dërgon ministrat e pakorruptuar, duke thënë se vija të kuqe nuk duhet të vendosen për partitë tjera politike.

Duke komentuar deklaratat e Konjufcës, Kurti nuk e ka mohuar mundësinë e një koalicioni me PDK’në, por ka thënë se është herët të flitet.

“Nuk do të shkoja deri aty ku ka shkuar Glauku, por mbase është herët të flitet për një gjë të tillë”, ka thënë Kurti në Rtv21.