Video: Shpërthim i fuqishëm në Turqi, të paktën 10 të lënduar

Të paktën 10 persona raportohet se janë lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në Beyoglu të Stambollit, thuhet në gazetën turke “ Beyaz Gazete”

Sipas raportimit të mediave, shpërthimi ka ardhur nga kabllot nëntokësore.

Banorët e zonës janë evakuuar pas shpërthimit.

Ndërkohë, pamjet nga vendngjarja janë publikuar nga Beyaz Gazete