Arrihet marrëveshja për formimin e pushtetit lokal në Preshevë
Është arritur marrëveshja për krijimin e të pushtetit lokal në komunën e Preshevës mes PDSH’s, PVD’s e LR’s, raporton Ministria e Lajmeve.
Në bazë të komunikatave zyrtare nga PDSH dhe PVD dhe sipas informacioneve nga eksponentë të këtyre partive thuhet se Kryetar i Komunës së Preshevës do të jetë Sami Salihu nga radhët e Lëvizjes për Reforma, ndërsa pozita e Kryetarit të Kuvendit Komunal do ti takojë sipas marrëveshjes Partisë Demokratike Shqiptare.
Kurse sa i përket udhëheqjes së institucioneve publike ku themelues është Komuna e Preshevës do t’iu informojmë më saktësisht në vijim se si janë marrur vesh për ti ndarë partitë e pushtetit të ri lokal për menaxhimin e këtyre institucioneve./ministrialajmeve.com