Të fundit

Arrestohet një person nga Bujanoci, po transportonte 1.3 kilograme heroinë

Në një aksion të organizuar nga pjesëtarët e Departamentit të Policisë së Nishit dhe Departamentit të Policisë Kriminale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, dje në autostradën Nish – Beograd afër Aleksinacit janë konfiskuar rreth 1.3 kilogramë heroinë.

Siç ka njoftuar zyrtarisht Shërbimi Informativ i kësaj administrate, me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Nish, është arrestuar S. V. (69) nga Bujanoci, pasi, u theksua, ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike.

Sipas të njëjtës deklaratë, policia e ka ndaluar “Mercedesin” e drejtuar nga i dyshuari në autostradë, afër Aleksinacit, dhe pas kontrollit ka gjetur pesë pako heroinë të fshehura në tavanin e veturës. Për shkak të kësaj, ky banor i Bujanocit është arrestuar dhe më pas i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë. Ndjekja penale ndaj këtij kontrabandisti të drogës do të vazhdojë në Prokurorinë e Lartë Publike të Nishit.