Parlamenti Evropian kërkon ndaljen e negociatave për pranim të Serbisë në BE

Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për harmonizimin e politikës së politikës së jashtme dhe sigurisë së Bashkimit Evropian dhe një pjesë e këtij dokumenti i referohet Serbisë, duke iu drejtuar me qëndrimin se Beogradi duhet të përputhë politikën e jashtme me atë të BE-së. Në raport, PE për herën e dytë i bën kërkesë zyrtare BE-së të ndalë negociatat me Serbinë deri të mbushë disa kërkesa thelbësore, dhe më e rëndësishmja është konsideruar harmonizimi i plotë i politikës së jashtme të Serbisë me të Bashkimit Evropian.

Nga 632 deputetë, 357 votuan për rezolutën, 180 ishin kundër e 95 abstenuan.

Parlamenti Evropian ka theksuar rëndësinë e harmonizimit të plotë me politikën sanksionuese kundër vendeve të treta. Aty Serbia kritikohet për nivelin e ulët të harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së, sidomos me reagimin ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Parlamenti Evropian ka thënë se kapitujt e tjerë të negocimit duhet të hapen vetëm kur Serbia t’u përmbahet zotimeve për reformë në demokraci, sundim të ligjit dhe të harmonizojë plotësisht politikën e jashtme me të BE-së.

Europarlamentarët në rezolutë kanë kujtuar se Serbia “si shtet që përpiqet të integrohet, duhet t’u përmbahet vlerave të përbashkëta”.