Arresteohen 2 persona në Zveçan, tentuan kontrabandë me emigrantë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të së premtes ka parandaluar një kontrabandë me emigrantë në pikën statike tek ura e Bistricës në Zveçan, duke arrestuar dy persona.
Sipas njoftimit, Policia ka ndaluar dy automjete me targa vendore dhe në to ka gjetur shtetas të Sirisë dhe Egjiptit, të cilët po e shfrytëzonin Kosovën si transit për të kaluar në shtetet perëndimore.
Veturat po drejtoheshin nga dy shtetas kosovarë, A.S. viti i lindjes 1984 dhe G.SH viti i lindjes 1998.
Me emigrantët po merret Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, ndërsa të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve