Të fundit

Arifi u premton seminaturantëve udhëtimin e eskurzionit të vitit 2023 nga buxheti i komunës

Shqiprim Arifi, kryetari I komunës së Preshevës ka takuar sot semimaturantët në Shkollën Fillore Prof Ibrahim Kelmendi.

Arifi ka kumtuar lajmin zyrtarisht se nga mjetet e buxhetit do të mbulohen shpenzimet për udhëtimet në ekskursion. Takimet po realizohen në institucionet publike për planifikim më të mirë të buxhetit për vitin 2023. Lajmin e takimeve me semimaturantët e ka publikaur edhe Arifi në profilin e tijë në facebook.

Njoftimi i plotë :
Me shumë kënaqësi u takuam edhe me semimaturantët e arsimit fillor në shkollën “Prof. Ibrahim Kelmendi”.
Kësaj here ishim bashkë për t’u kumtuar lajmin e mirë se nga ky vit buxheti i komunës do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit në ekskurzionin që bëhet në çdo përfundim të shkollimit fillor.

BashkëPlanifikojmë