LajmeTë fundit

Ja kur pritet të hapet kufiri Bellanoc-Stançiq!

Vendkalimi kufitar Bellanoc-Stançiq në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës pritet të hapet së shpejti. Kjo pikë kufitare është inicuar tash e sa vite por si duket pritjes së gjatë po i vie fundi.

Është spekuluar shumë më lidhje me kohën e hapjes së këtij vendkalimi kufitar por sipas disa informacioneve të fundit hapja pritet të ndodhë më #15Nëntor të këtij viti.

Kryetari i Komunës së Likovës z.Arifi para disa dite përmes një postimi në llogarinë e tij në FB ka shkruar se “Bashkimi i shqiptarëve të Karadakut po bëhet realitet, objekti i kufirit tashmë është në perfundim e sipër!”

Punët në këtë vendkalim kufitar janë ndërprerë shumë herë dhe kanë ngecur prej kur është iniciuar ndërtimi i kësaj pike kalimi në vitin 2011.
Ministria e punëve të brendshme është arsyetuar vazhdimisht në lidhje me vonesën për shkak se sipas tyre është
hera e parë që në Republikën e Maqedonisë së Veriut hapet pikë e përbashkët kufitare dhe në këtë drejtim pala maqedonase ka pasur mungesë legjislacioni për realizimin e projektit, andaj ka marr shumë kohë infrastruktura ligjore për realizimin e projektit duke shkaktuar vonesa në implementim.

Projekti ndërkufitar Maqedoni e Veriut-Kosovë realizohet me financimin e Bashkimit Evropian, ndërsa është pjesë e projekteve për bashkëpunim ndërkufitar.