Arifi: Sot zyrtarisht ka pasur seancë në gjykatën të cilën me vite kërkuam për ta rikthyer në Preshevë
Shqiprim Arifi nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtarë ka shkruar se se sot në Preshevë është mbajtur seanca e parë gjyqësore e cila ishte e mbyllur për disa vite.
Arifi mes tjerash ka deklaruar se pas kësaj seance të mbajtur sot, të gjithë qytetarët kanë mundësi që përmes kërkesës së tyre drejtuar gjykatës në Bujanoc, u mundësohet të gjitha seancat të lëndëve civile t’i mbajnë në Preshevë.
Postimi i plotë :
Gjykata në Preshevë
Sot edhe zyrtarisht ka pasur seancë në gjykatën të cilën me vite kërkuam për ta rikthyer në Preshevë. Pas shumë sfidave të mundimshme të spikatur me burokraci të pafund qëllimi ynë u realizua.
Nga sot, pas seancës së mbajtur të gjithë qytetarët kanë mundësi që përmes kërkesës së tyre drejtuar gjykatës në Bujanoc, u mundësohet të gjitha seancat të lëndëve civile t’i mbajnë në Preshevë.
U tha, u bë ❤